Beqaj e nis me kërkesa dëshminë tek “Sterilizimi”, Vokshi: Power Point-et shko bëji në gjykatë, s’je më i mirë se të tjerët

12/11/2024 12:22

Dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it ka nisur me debate.

Që në nisje të mbledhjes Beqaj është përfshirë në debat të ashpër me kryetaren Albana Vokshi.

Ai kërkoi që dhënia e dëshmisë të shoqërohej edhe me ilustrime fotosh apo videosh.

Kjo është kundërshtuar nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, duke nxitur edhe debat mes saj dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?

Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968

Vokshi: Profesioni?

Beqaj: I papunë

Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?

Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë.

Vokshi: Kemi ndjekur të gjitha procedurat, gjykata kushtetuese ka përcaktuar që hetimi parlamentar s’ka asnjë mbivendosje mbi hetimin penal që mund t’i bëhet një dëshmitari.

Beqaj: Dëshmia ime dua të jetë i ilustruar me zë, numra dhe figurë.

Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.

Vokshi: Për power pointet le t’i bëjë në gjykatë , jo këtu. Nuk është mbi ligjin Ilir Beqja  dhe më i mirë se të tjerët.

Ish ministri i Shëndetësisë, Ili Beqaj ka lënë qelinë këtë të martë, ndërsa është futur në Kuvend i shoqëruar nga forca të shumta policie, ndërsa ka hequr xhupin për të mbuluar prangat.

Beqaj është i akuzuar për çështjen e Sterilizimit së bashku me ish-zëvendës/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të tjerë.

Ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i koncesionit Ilir Rrapaj janë në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti për një çështje tjetër, ku dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.

Ish-ministri i është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ku më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e Sterilizimit.

Nën hetim janë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Kujtojmë se biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi për disa orë në komisionin hetimor, ndërsa ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj më 20 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA