11 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, pesë prej tyre në shpërthimet në Bejrut.
Kërkimet vijojnë ende nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar, ndërsa situata është e rëndë.
Sulmet izraelite vranë gjithashtu një person në rajonin lindor Hermel dhe pesë të tjerë në fshatin jugor Tefahta, rreth 25 kilometra nga kufiri me Izraelin, raporton ministria.
Grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani tha gjithashtu se gjuajti raketa në një bazë ajrore pranë Tel Avivit, pas një valë sulmesh ajrore izraelite në bastionin jugor të grupit në Bejrut.
Ky sulm erdhi pasi Izraeli filloi më shumë se një duzinë sulmesh ajrore në Bejrutin jugor, menjëherë pasi ushtria e tij paralajmëroi banorët e katër distrikteve në bastionin e Hezbollahut që të evakuoheshin.
Ushtria izraelite më vonë tha se kishte goditur “objektivat terroriste të Hezbollahut” në Bejrutin jugor, duke përfshirë “qendrat e komandës, vendet e prodhimit të armëve dhe infrastrukturën shtesë terroriste të Hezbollahut”.
Top Channel