25/12 13:38
Ilaç për shëndetin është një shëtitje buzë detit, marrja e jodi por dhe noti.
Kjo është këshilla që jep Lavdosh Melasi, i cili me këtë rutinë ka mundur të shmangë përdorimin e ilaçeve të astmës nga e cila kurohej për vite të tëra në rini.
Sot në moshën 74-vjeçare ai ka një rutinë të cilën e respekton në çdo stinë të vitit prej me shume se 30 vitesh. Në stinën e verës ai bën 2 km not, ndërsa gjate dimrit 700 apo 800 m.
Edhe 70-vjeçari Gani Fehimi thotë se noti e bën që të ndjehet si 25 vjeç, duke e veçuar si çelësin e shëndetit të mirë.
Temperaturat e larta të këtyre ditëve të nëntorit janë ideale thonë të moshuarit për të notuar.
Top Channel