Njoftoi se nuk do ta bënte pjesë të administratës së re, reagon ish-ambasadorja e SHBA-së: Jam krenare që punova me Trump

10/11/2024 09:39

Nikki Haley, republikania që kandidoi kundër Presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump muaj më parë, iu përgjigj njoftimit të tij publikisht se ajo nuk do të jetë pjese e administratës së tij.

Haley shkroi se i uron atij “sukses të madh”.

“Isha krenare që të punoja me Presidentin Trump duke mbrojtur Amerikën në Kombet e Bashkuara”, shkroi ajo në një postim X të shtunën.

“I uroj atij dhe të gjithë atyre që shërbejnë, suksese të mëdha për të na çuar përpara drejt një Amerikë më të fortë dhe më të sigurt gjatë katër viteve të ardhshme”, tha ajo.

Trump shkoi në Truth Social për të deklaruar se ish- ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, si dhe ish-sekretari i shtetit dhe drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, nuk do të ishin pjesë e kabinetit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA