Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Arizona, deklaroi Associated Press të shtunën, duke përfunduar një ‘spastrim’ të shtatë shteteve të fushëbetejës dhe duke mbyllur një fitore vendimtare të kolegjit zgjedhor ndaj zëvendëspresidentes demokrate, Kamala Harris .
Trump, i cili kishte siguruar 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshëm për të fituar Shtëpinë e Bardhë deri të mërkurën herët, tani ka një total përfundimtar prej 312 votash ndaj 226 të Harris.
Trump ka fituar gjithashtu shtetet e lekundura të Miçiganit , Pensilvanisë, Xhorxhias, Karolinës së Veriut, Wisconsin dhe Nevada. Në vitin 2020, Biden mundi Trumpin duke fituar gjashtë nga shtatë shtetet e lëkundur, ai humbi ngushtë Karolinën e Veriut, dhe fitoi 306 vota të kolegjit zgjedhor ndaj 232 të Trumpit.
Presidenti i zgjedhur i SHBA gjithashtu mori 306 vota në fitoren e tij në 2016 ndaj Hillary Clinton.
Associated Press tha se Trump ka fituar 74.6 milionë vota në mbarë vendin, ose 50.5%, ndërsa Harris 70.9 milionë, ose 48% te votave.
Republikanët duken pranë marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së , përveç kontrollit të Senatit, të cilin ata tashmë e kanë fituar, që do të thotë se republikanët do të kenë fuqi gjithëpërfshirëse për të kapërcyer potencialisht një axhendë të gjerë të shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve, rregullimit të energjisë dhe kontrolli i sigurisë kufitare .
Top Channel