“Po na avullojnë dëshmitarët”, Vokshi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Sterilizimit: Sjellin raporte shëndetësore sikur janë me epikriza

08/11/2024 14:55

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi i ka dërguar shkresë Kryetares së Kuvendit për pezullimin dhe shtyrjen e Komisionit Hetimor deri në përfundimin e dënimit të deputetëve.

“Tjetër shqetësim kemi avullimin e dëshmitareve, duke ditur se Komisioni ka afat deri në 14 Nëntor, dëshmitaret nuk paraqiten me epikriza, apo me reporte shëndetësore. Kemi kërkuar aksionerët italianë të kompanive italiane që kanë marrë koncesionet. Për të dytën herë ata refuzojnë të vijnë, pavarësisht se kanë marrë milionat si aksionerë dhe konsulentë. Thonë se janë me angazhime private në Rumani. Nëse nuk paraqiten të hënën, do kërkohet thirrja me polici e Ubro Tacinit dhe dy aksionerëve të tjerë italianë”, tha Vokshi.

Drejtuesja e Komisionit ka kërkuar t’i vihen në dispozicion Njësia e Zbatimit të Projekteve, si dhe urdhrat e emërimeve të anëtarëve të NJZP-së apo grupeve të punës.

“Ju keni marrë në dëgjesë 11 persona, pa ditur paraprakisht pozitën e tyre, pa pasur urdhërat e emërimit të tyre. Dëshmitë e tyre nuk duhet të merren parasysh në Raport. Kërkoj që anëtarët e grupeve të punës të thirren dhe të vijnë të dëshmojnë. Kërkoj gjithashtu të vijë serish Ogerta Manastiliu të dëshmojë. Kemi shumë pyetje për të. Kjo e fundit ka thënë se do të sjellë shumë informacione me shkrim. Deri tani nuk kemi dijeni nëse ka sjellë ndonjë informacion. Fico e QSTU-së nuk ka sjellë informacionin e kërkuar. Kërkojmë që hetimi të bëhet serioz”, tha Vokshi.

Anëtarja e Komisionit Hetimor deputetja Ina Zhupa tha se do duhet të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar këtë Komision Hetimor, aq të shumta janë shkeljet ligjore që kanë ndodhur nga ky Komision Hetimor.

“Plarent Ndreca ka avokat Yzeirin, edhe Beqja ka avokat Yzeirin, pra kanë të njejtin avokat si person i burgosur, si person që duhet të hetojë Beqajn. Afati i vendosur për mbylljen në 14 Nëntor është i pamjaftueshëm nisur edhe nga lista e gjatë e dëshmitarëve që nuk paraqiten për arsye nga më të ndryshme. Ndaj duhet një shtyrje e afatit të Komisionit Hetimor për të zbatuar detyrat që ka dhënë seanca parlamentare”, tha Zhupa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA