Burgjet e trashëguara nga komunizmi, do të mbyllen, u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në Komisionin e Ligjeve.
Manja u shreh se së shpejti do të ndërtohet një paraburgim i ri në Kukës.
“Fondet janë marrë me Aktin Normativ të nëntorit dhe sot që flasim për paraburgimin e Kukësit, çështje orësh që Drejtoria e Burgjeve do ta hedhë në sistem për t’iu nënshtruar procedurave të prokurimit publik. Paraburgimi i ri në Kukës do të ofrojë kushte shumë të mira, do t’i shërbejë jo vetëm zonës, por edhe për Kosovën. Me ndërtimin e paraburgimit të Kukësit dhe njësisë së të dënuarve, do të krijohet mundësia që të dënuarit ta vuajnë dënimin edhe në Kukës. Do t’i ofrojmë mundësinë në përputhje me ligjin ta vuajnë dënimin afër shtëpive”, u shpreh ministri.
Në Komision, Manja prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025. Me 14.3 milionë lekë të parashikuara, Manja tha se Ministria e Drejtësisë do të realizojë misionin e saj përmes 9 programeve buxhetore dhe peshën më të madhe, me gati 56% të buxhetit e zë programi i Burgjeve.
Top Channel