Debati për buxhetin në Kuvend/ Spaho akuzon Ballukun për “rrugët e florinjta”, ministrja: Do të të padis në SPAK

08/11/2024 20:35

Zëvendës kryeministria dhe ministre e infrastrukturës Belinda Ballaku tregoi se si do të përdoren 74 miliard lekë, parishikuar për këtë ministri në projekt buxhetin 2025.

“Korridori 8 dhe korridori Blu. Rruga e Arbrit përfundon në mars 2025. Porti jahteve, baypasi Orikum Dukat. Super strada Durrës Tiranë. Elbasan Qafë Thane. Qendra monitorim trafikut. Zgjerim rruga Ksamilit”-renditi Balluku.

Deputetët e opozitës në të gjitha komisionet parlamentare u përfshinë në diskutimet e buxhetit madje duke i kërkuar llogari ministrave. Edmond Spaho pati një përplasje të fortë me ministren Balluku.

“Kostot e rrugëve jo me kot themi rrugë të florinjta, 450 mln euro Thumanë-Kashar me 21 km. E bëtë tenderin e tunelit të Llogarasë, e shpallet kompaninë fituese, anuluat tenderin, e ribëtë me 50 mln euro më shumë”-u shpreh Spaho.

“Unë po të njoftoj që seriozisht këtë radhë kjo nuk është foltorja e katit të 11-të nëse ti nuk do tërhiqesh dhe do thuash i kam gabim informacionet si 450 mln euro Thumanë-Kashar, si dhe për tunelin e Llogorasë, të betohem me këtë video, unë do ta çoj në kallëzim penal.”-u shpreh Balluku.

Ulsi Manja ministër i drejtësisë tha se 56% e buxhetit për këtë ministri shkon për burgjet. U deklarua i kënaqur me fondet e parashikuara për sistemet antidron dhe sistemin Albis për përmbarimin shtetëror dhe privat përfshi ngritjen e  Institutit të  ri i të miturve në Tiranë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA