Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së.
Lidhur me pyetjen “A do t’ia heqë Trump ‘non gratën’?”, kreu i PD nuk dha një përgjigje.
Berisha: Rikthimi i Donald Trump shënon një arritje të madhe për kombin amerikan, i cili përjetoi këto vite agresionin sorosian dhe të ekstremit të majtë të shprehur me politiizimin e skajshëm të drejtësisë, me persekutimin ekstrem të kundërshtarëve politikë.
Kam besim të plotë se goditja që morën në SHBA ekstremistët e majtë të udhëhequr nga Soros do vijë edhe në Shqipëri, pasi nuk do mbështeten më, siç janë mbështetur. Kujtoni Donald Lu në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë dilte në krah të Sajmir Tahirit dhe përgëzonte policinë. A nuk ishte Yuri Kim që riktheu në Shqipëri kulturën e mohimit me ekspozitat që bënte në kremtimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Top Channel