U gjet i plagosur anës rrugës Durrës-Tiranë, zbulohet çfarë ndodhi me 60-vjeçarin (Detajet)
07/11/2024 11:40
Një 60-vjeçar është gjetur i plagosur këtë të enjte anash rrugës Durrës-Tiranë.
Sipas policisë, B. H., rreth 60 vjeç dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës dhe është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Më datë 07.11.2024, rreth orës 10:45, në autostradën Durrës Tiranë, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës shtetasi B. H., rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel