Projektbuxheti i 2025 përplas ministrin me deputetin/ Malaj: Më i madhi në historit! Noka: Sikur ka zbritur nga Hëna

07/11/2024 13:53

Në Kuvend po diskutohet ditën e sotme për projekt-buxhetin e vitit 2025.

Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij theksoi se buxheti i 2025 është më i madhi në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, buxheti e ul borxhin publik në 55 përqind nga mbi 70 përqind që ishte në vitin 2013.

Malaj: Buxheti i 2025 është më i madhi që ka njohur Shqipëria. Është buxhet që ka më shumë investime kapitale, ka alokuar fonde për çështjet sociale. Shqipëria është ndër vendet që shpenzon më tepër në rajon për çështjet sociale. Është buxhet që ul borxhin publik. Borxhi publik po shkon në 55 përqind.

Noka: Ku shkoi ky megabuxhet që na thoni ju e na përrallisni, sipas UNICEF 40% e fëmijëve janë të kequshqyer.  Kur thoni gjigand duket sikur ka zbritur nga Hëna. Këta derrat e dhjamosur. Pacientët i kanë paguar vetë në 55% të rasteve, flisni për subvencione për arritje në bujqësi, ka fytyrën e Krifcës, edhe me taksë nuk u ngop.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA