Sot, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Presidenti Joe Biden reagoi ndaj humbjes se Kamala Harris në garën zgjedhore përballë ish-Presidentit Donald Trump.
“E pranojmë zgjedhjen që populli bëri”, tha ai.
“Për mbi 200 vjet, Amerika ka kryer eksperimentin më të madh në vetëqeverisje në historinë e botës,” tha Biden nga Kopshti i Trëndafilave.
“Kjo nuk është hiperbolë. Ky është një fakt. Aty ku populli voton dhe zgjedh liderët e tij, dhe ata e bëjnë këtë në mënyrë paqësore. Dhe ne jemi në një demokraci. Vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron. Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan”, tha ai.
Top Channel