Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me tensione, ndërsa opozita i është rikthyer Kuvendit.
Deputeti Dashnor Sula, i cili vendosi të jepte mesazh përmes veshjes së tij si i burgosur dhe me pranga në duar, kërkoi fjalën në Kuvend.
Ai u përfshi në debat me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali, duke mos e lejuar të lexonte rendin e ditës.
Spiropali: Ju lutem zoti Sula uluni, të vijojmë seancën.
Sula: Bushka me kolegët e tjerë marrin vetë urdhra, më gjeni një rast me bilbila, vuvuzela çfarë nuk keni bërë atëherë më gjeni një rast që është dënuar më shumë se 30 dite, ku e gjetët ligjin 30 ditë, ku e gjetët, trup të keni për ata që firmosin, memecë, talleni tani dhe e çoni në komisionin e Venecias. Turp nuk keni. e dënuat Salianjin pa ligj. Trafikant droge i dënuar në Itali, çfarë tha mor zotëri, po na tregoni ju, më keni çuar tre herë në SPAK mua dhe kolegët, turp duhet të kenë kolegwt tuaj, shkoni për korrupsion në tendera, kolegët e mi dhe unë për çfarë shkojmë ne se kemi protestuar. Thërritini mendjes, jeni bërë si mumje që mbyllni gojën.
Top Channel