Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi nga Policia e Shtetit emrat e policëve që morën pjesë në arrestimin e Ilir Metës.
Blushi: E kemi thirrur këtë Konferencë për të denoncuar vijimin e paligjshmërisë nga ana e Strukturave të Narkopolicisë së Shtetit, të cilat nëpërmjet Narkodrejtoritt, Ilir Proda, dje në mbrëmje na kanë sjellë gjoja një përgjigje lidhur me kërkesën e bërë publike prej nesh, të firmosur edhe nga dy deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, nëpërmjet së cilës I kërkuam Policisë së Shtetit të na vendosnin në dispozicion të gjithë skuadrën e pretenduar policore që në datën 21 Tetor, ekzekutuan rrëmbimin kriminal dhe të paligjshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, në kundërshtim të hapur me nenin 28 të Kushtetutës, me nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe I kërkuam gjithashtu vënien në dispozicion të emrave që urdhëruan dhe udhëhoqën këtë operacion kriminal.
Asnjë surprise, në fakt nga përgjigjia e Narkodrejtorit të Përgjithshëm të Narkopolicisë së Shtetit, I cili sot duhet të ishte I arrestuar, për shkak se nga kjo Narkodrejtësi I është sekuestruar telefoni për shkak se dyshohet se në funksionin e mëparshëm të Drejtorit të Policisë së Elbasanit, ka dekonspiruar të paktën 7 aksione të policisë.
Megjithatë më duhet të sqaroj se në këtë përgjigje aspak etike Narkodrejtori I Policisë së Shtetit, Ilir Proda, na tregon se si funksionon policia e Shtetit, por pa dhënë asnjë sqarim, jo vetëm për emrat, pra për skuadrën terroriste që në datën 21 Tetor rrëmbeu Presidentin e Partisë së Lirisë, por asnjë sqarim për të gjitha shkeljet ligjore të cilat ne I kemi bërë publike dhe I kemi denoncuar prej të paktën 2 javësh.
Kjo përgjigje, që nuk vlen të meret në konsideratë , në fakt nuk është gjë tjetër vecse mbrojta që Narkodrejtori I Policisë së Shtetit do të duhet të bëjë nga sot e në vijim në Prokurori dhe në Gjykatë.
Sipas videos të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku lëvizte Presidenti Meta dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, pa një vendim gjyqësor, Z. Artimis Peca, si dhe rrëmbyen duke e trajtuar në mënyrë denigruese, degraduese dhe cnjerëzore Presidentin Meta, I cili u tërhoq zvarrë nga automjeti në mes të publikut, pa ju komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takojnë, sipas Kushtetutës.
Ky është një fakt që cdo shqiptar e ka parë me sytë e tij në videon që vet Narkopolicia u kujdes ta shpërndante me urgjencë në media ditën e rrëmbimit të Presidentit Meta, por ndryshe nga sa faktohet nga dëshmitarët okularë, ndryshe nga sa faktohet në vet videon që Narkopolicia shpërndau për mediat, në përgjigjen që Narkodrejtori I Policisë së Shtetit, që sot duhet të ishte I ndaluar me masën “Arrest me Burg” si dekonspirues i aksioneve të Policisë së Shtetit dhe si bashkëpunëtor I dyshuar I grupeve më të rrezikshme kriminale të Elbasanit, pretendon të kundërtën, pra sipas tij, këta banditë me maska kanë qenë të identifikuar, janë prezantuar si punonjës policie, cka nuk është e vërtetë, kanë patur disnstiktiva, cka nuk është e vërtetë, pretendon që në automjetet me të cilat është realizuar ky rrëmbim kanë qenë të identifikuara , cka qartësisht rrëzohet poshtë në këtë video, cka vërteton edhe njëherë se I gjithë ky aksion kriminal dhe banditesk është bërë me koshiencë të plotë nga ky Narkoregjim apo juntë Sorrosiane që Edi Rama ka instaluar në Shqipëri.
Në dy deklarata, që SPAK dhe BKH kanë bërë publike, është mohuar qartësisht që të kenë bërë ato ekzekutimin e vendimit të GJKKO dhe ndërkohë policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin.
Asnjë provë nuk është publikuar nga policia dhe asnjë provë nuk I është vënë në dispozicion Partisë së Lirisë, pavarësisht se kërkesa jonë për informacion është bërë publike dhe ndërkohë është e qartë se me vetëdije të plotë kjo Strukturë tashmë kriminale, ka shkelur me të dyja këmbët dhe me vetëdije të plotë nenin 28 të Kushtetutës, që parashikon se:
“1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”
Po këtë e shpreh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 5 të saj, në paragrafin 1 dhe nënparagrafët e tjerë, që parashikon njëlloj se: “arrestimi duhet të ndjekë procedurat e duhura dhe çdo person i arrestuar ka të drejtën të informohet menjëherë për arsyen e arrestimit dhe të drejtat e tij përfshirë të drejtën për të mos u vetinkriminuar dhe për të kërkuar një avokat”.
Edhe kjo e drejtë e Presidentit Meta është shkelur me të dyja këmbët.
Aasnjë peovë ende nuk është bërë publike dhe nuk na është vënë në dispozicion nga Narkopolicia që pretendon të kundërtën kur ndërkohë edhe student I vitit të parë të Fakultetit Juridik e di që drejtësia mbështetet mbi prova, as mbi dëshira dhe as mbi thashetheme, pra një tjetër fakt që vërteton pavflefshmërinë e kësaj përgjigjeje ordinere të Narkopolicisë së Shtetit.
Rasti i 21 Tetorit, pra rrëmbimi kriminal dhe banditesk, I paligjshëm dhe terrorist I Presidentit Meta, sikundër është provuar edhe nga pamjet filmike tregoi qartë se as Presidenti Ilir Meta dhe as Sekretari për Organizimin, Artimis Peca, nuk ju është komunikuar asnjë vendim gjyqësor, nuk janë informuar për të drejtat e tyre, nuk janë lejuar të telefonojnë avokatin, madje personat e dhunshëm me maska as kanë pranuar të identifikohen.
Në letrën që Narkopolicia n aka dërguar dje në mbrëmje pretendohet që këta policë janë identifikuar, por vetë Narkodrejtori nuk na ve në dispozicion emrat e skuadrës teroriste edhe pse kjo ka qenë pika e parë e kërkesës tonë për informacion.
Pra shkelja e të gjitha të drejtave, siç tregojnë qartësisht pamjet filmike dhe të gjithë dëshmitarët okularë procojnë se nuk kemi të bëjmë me asgjë më shumë vecse më një arrestim të paligjshëm dhe banditesk.
Hetimi i plotë i kësaj çështje dhe respektimi i të drejtave kushtetuese janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë në Shqipëri.
Precedentët e shumtë të vendosur nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut tregojnë qartë se një arrestim i paligjshëm ka pasoja serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë dhe gjithë procesin në fjalë, që është haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe tërësisht politik.
I gjithë kuadri ligjor, që është shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit të “Arrestit në burg”, që u krye nga banditët me maska të Narkopolicisë së Edi Ramës është i paligjshëm, denigrues, degradues dhe në kundërshtim flagrant me kërkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, është në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.
📌 Skandali që udhëheq gjithë këtë arrestim të paligjshëm është vetë urdhri i tre Narkoprokurorëve të SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi të cilët e kanë mbështetur urdhrin e tyre për arrestimin e Presidentit Meta në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.
Pra ata e kanë bazuar ligjshmërinë e këtij Urdhri te ligji nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar katër vite më parë, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.
Ky ligj i ri, i shpallur në 16.07.2020 nga Presidenti i Republikës, ka hyrë në fuqi në 05.08.2020 e ka zëvendësuar ligjin, të cilit i referohet SPAK-u nga padija apo qëllimisht.
Pra jemi në kushtet kur Urdhri për ekzekutimin e vendimit për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” është i mbështetur mbi një akt, që ka 4 vjet që nuk është në fuqi.
Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër duhet të konsiderohet i pavlefshëm, që nga fillimi i tyre.
📌 Skandali i radhës është se Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të ekzekutojnë vendimin dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë nga Ministri i Brendshëm, si Forca gjoja Operacionale, por që as Narkodrejtori I policisë së Shtetit nuk I bën publik emrat, përse?
Cfarë e dallon një bandit nga një polic?
Vetëm mjeti I identifikimit.Të dy janë të armatosur, si banditi dhe polici kanë maska në fytyrë por vetëm dokumenti I dallon ata dhe fakti që Drejtori I Përgjithshëm I Narkopolicisë së Edi Ramës rrefuzon të japë emrat e tyre, të publikojë apo të na vendosi në dispozicion provat se ky arrestim ka qenë I ligjshëm , kur ndërkoë të gjithë shqiptarët e panë që në këtë aksion banditesk kanë marrë pjesë makina civile të cilat I kemi denoncuar me targa dhe që prej disa vitesh qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë tërësisht në kundravajtje, por që kanë carta biancha nga policia e Edi Ramës , tregon dhe njëherë se kemi të bëjmë me një aksion banditesk, terrorist të urdhërusr nga vet Edi Rama.
Nga vetë pamjet filmike duket qartë se Urdhri për ekzekutimin e masës së sigurimit ndaj personit në hetim Ilir Meta nuk është zbatuar nga oficerët e BKH apo nga oficerët e Policisë së Shtetit, por nga trupa me maska dhe pa distinktiv dallues, që pretendohen se ishin Forca Speciale.
Në urdhrin e Prokurorisë së Posaçme, në pikën 3 të tij, parashikohet se “Me ekzekutimin e pikës 1 dhe 2 të këtij urdhri, ngarkohet Policia Gjyqësore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila e ka detyrë funksionale”, funksion që ligji nr.108/2014 ia jep Forcave Speciale.
Në këtë kontekst është e qartë se Forcat Speciale, të pretenduara, kanë shkelur ligjin dhe jo vetëm ato, por edhe autoritetet që i kanë urdhëruar për një operacion jashtë kompetencave të tyre ligjore, ndaj këto veprime janë të pavlefshme.
Është flagrante se Forcat Speciale në përpjekjet e tyre për të ekzektuar masën e sigurimit, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara qartë, duke shkelur autorizimin e dhënë nga ligji për funksionet dhe kompetencat e tyre specifike.
📌 Skandali tjetër është paligjshmëria e vendimit të Gjykatës, por “afërmendsh” ato vendosin gjithmonë siç kërkon SPAK, ndaj një hetim i nisur në mënyrë të paligjshme, që u ndoq nga një urdhër “Arrest në burg” i paligjshëm dhe që u ekzekutua në mënyrë të paligjshme s’mund të kishte një gjykim të ligjshëm, objektiv e jo diskriminues.
Është e qartë se i gjithë ky proces rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata afërmendsh kanë vetëm një qëllim politik, izolimin e paligjshëm ekstrem të Ilir Metës, si President i Partisë së Lirisë, forca e dytë opozitare në vend, me qëllim pengimin e aktivitetit të tij opozitar, por edhe favorizimin e peronsave që janë kapur në shkelje të ligjit për të vepruar në këtë mënyrë.
Arrestimi i paligjshëm dhe banditesk i 21 Tetorit është jo vetëm shfaqja, por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor bazuar vetëm në montime politike, dëshmitarë të rremë e me probleme me drejtësinë dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij rënë në rrjetën e SPAK-ut.
Dua tju kujtoj të gjithëve, referuar rezultateve të fundit të garës Presidenciale në SHBA që zgjodhi President të 47- të Donald Trump edhe pse ai ka qenë i dënuar nga gjykata e me shumë procese nga drejtësia sorosiane atje. Por ai as u ndalua, as u pengua të garonte dhe fakti që korri këtë fitore historike edhe të votës popullore është tregues se populli amerikan e konsideroi sjelljen e drejtësisë atje gjueti shtrigash.
Po kështu dua tju kujtoj precedentët me Presidentin Sarkozinë, Berluskonin e shumë të tjerë, por ata nuk janë arrestuar.
Ndaj në këto kushte, kur Narkopolicia e Edi Ramës, refuzon të kthejë përgjigje për të gjitha kërkesat që ne I kemi parashtruar dhe I kemi bërë publike, kur refuzon te vendosë në dispozicion provat për gjoja faktet që ajo pretendon, jemi të detyruar që të vazhdojme hapat e tjerë ligjorë, kallëzim penal për Narkodrejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda si dhe për Ministrin e Brendshëm që edhe sot e kësaj dite nuk ka dhënë asnjë përgjigje por që është denoncuar që ka qënë prezent dhe është angazhuar personalisht në rrëmbimin terrorist dhe banditesk të Presidentit Meta, do ti depozitojmë shumë shpejt në organet e Drejtësisë.
Faleminderit!
Top Channel