EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në një familje në Mamurras, 40-vjeçarit i gjenden armë gjahu dhe qindra fishekë

07/11/2024 12:57

Parandalohet ngjarja kriminale në një familje në Mamurras.

Një 40-vjeçar është arrestuar pasi është kallëzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit fizikë në banesën e çiftit, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armës zjarri.

“Kurbin/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi ngjarje kriminale në një familje në Mamurras.

Dhunoi bashkëshorten, si dhe kishte në banesë 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armësh zjarri, arrestohet 40-vjeçari.

Gjithashtu, Policia i plotësoi 38-vjeçares, kërkesëpadinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, si dhe sekuestroi armët dhe municionin.

Si rezultat i reagimit të Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pasi një 38-vjeçare kallëzoi se dhunohej nga bashkëshorti i saj, u mundësua kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, konkretisht Sh. R., 40 vjeç, banues në Mamurras. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën 2 armë gjahu, 300 fishekë automatiku dhe 155 fishekë pistolete, që mbaheshin pa leje, nga 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA