Qindra besimtarë indianë Hindu ofronin sot lutjet e tyre ndaj ‘Diellit Zot’ në ceremonitë e brigjeve të lumit Kolong, në qytetin Nagaon në lindje të Indisë.
Festivalit ‘Chhath Puja’ celebrohet në të gjithë rajonet e Indisë verilindore , kryesisht në Bihar, Jharkhand, Uttar Pradesh, Madhya Pradesh dhe në disa zona të Nepalit fqinjë.
Celebrimi dedikohet hyjnive Surya Dev dhe Shashti Devi dhe kryhet dy herë në vit sipas organizatoreve, në pranverë e në vjeshtë.
Celebrimet në Bihar janë më të njohura dhe kryhen 6 ditë pas festivalit kombëtar Diwali.
Koha e celebrimeve duhet të perkojë me gjysmëhënën në nisje dhe hënën e plotë në përfundim.
Gjatë periudhës gjashtë ditore gratë këndojnë e luten teksa ngjyra të ndezura e te lumtura shihen në ushqimet dhe veshjet e tyre.
Disa prej grave duhet të kryejnë dhe agjërimin, shpeshherë pa ujë, të njohur si Nir Jal Vrat.
Ditët e fundit të celebrimit ato thyejnë agjërimin me gatime të thjeshta e të freskëta orizi e perimesh në enë balte.
Celebrimi i Chhath Puja nuk ka natyrë adhuruese dhe shumë aktivistë mjedisi e konsiderojnë si një celebrim të elementëve të natyrës, sipas traditave të vjetra pagane.
Top Channel