Nesër pritet të ankorohet në portin e Durrësit, anija turke “Moliva” me mbetjet e dyshuara si toksike.
Autoritetet e angazhuara kanë përgatitur infrastrukturën e kërkuar nga Prokuroria e Durrësit dhe operacioni pritet të zhvillohet gjatë të gjithë ditës së nesërme për ankorimin dhe shkarkimin në një kalatë të terminalit të kontenierëve të 2100 tonëve mbetje që ndodhen në 102 konteinerë.
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Ajo u la në radën e jashtme të portit detar në pritje të sigurimit të kushteve të kërkuara nga organi i akuzës durrsake për venddepozitimin e tyre që tashmë është përcaktuar gjithashtu, sipas burimeve të Top Channel.
Prej 10 ditësh anija ndodhet në radën e portit.
Top Channel