Altin Dumani pret në SPAK Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, ja çfarë u diskutua

07/11/2024 15:00

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Znj. Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK.

Të dy palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimin e tij në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dumani përshëndeti arritjet e deritanishme, të cilat kanë krijuar një themel të fortë në adresimin e çështjeve dhe avancimin e hetimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Holandës. Preenen e cilësoi mbresëlënëse punën e suksesshme dhe rezultatet e shënuara nga SPAK në një kohë të shkurtër, prej themelimit të këtij institucioni.

Gjatë takimit u fol edhe për sfidat e përbashkëta dhe identifikimin e metodave më efikase për shkëmbimin e ndërsjelltë dhe të shpejtë të të dhënave që do t’u vijnë në ndihmë skuadrave të përbashkëta hetimore, në konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Takimet e këtij niveli ndihmojnë në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar, i cili i tejkalon kufijtë e vendeve respektive si dhe ndihmojnë në rritjen e kapaciteve dhe transparencën ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA