Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzon kërkesëne Fatmir Pjetri për daljen nga regjimi “41 biss”.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Njoftimi:

Kërkuesi Fatmir Pjetri me datë 18.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 195 datë 05.04.2024, “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë Ntë të burgosurit Fatmir Pjetri”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 234, datë 06.11.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Fatmir Pjetri.

2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA