Një nënë e dy fëmijëve në Angli arriti të reduktojë një faturë abuzive që hidraulikët i kishin vendosur prindërve të bashkëshortit duke i kërcënuar me gjyq.
70-vjeçarët Ray e Kay Lau, po mblidhnin kursimet e tyre për të paguar mijëra paundë që kërkonin hidraulikët për katër orë, por nusja e djalit të tyre arriti t’i ndalojë në kohë.
Pensionistët kishin thirrur një kompanitë të afërt hidraulikësh kur zbuluan një rrjedhje në shtëpinë e tyre në Kent në lindje të Londrës, dy javë më parë.
Dy hidraulikët që erdhën punuan nga ora 5 deri në 9 të darkës dhe riparuan problemin, por kur erdhi fjala për kostot e punës, shuma vinte gjithmonë e duke u rritur.
Fatura finale e kërkuar nga kompania ishte 8,650 paundë, £3,200 për punën dhe £3,400 ‘për të gjetur shkakun e problemit’. Por kur Sarah dëgjoi çmimin refuzoi pagesën abuzive.
Të moshuarit nisën të kërcënoheshin nga kompani me agjenci përmbarimore, por Sarah nisi të komunikonte me kompaninë duke u treguar çmimet e hidraulikëve të pavarur për punën, si dhe orët e shpenzuara.
Pas debateve më 25 nëntor Sarah dhe babai saj u takuan me dy përfaqësues të kompanisë janë shtëpisë së vjehrrit dhe mes argumenteve të ndryshme asgjë nuk u zgjidh dhe ajo përfundoi debatin duke thënë “mirë atëherë, shihemi në gjyq”.
Më vonë përfaqësuesit i telefonuan dhe pranuan 765 paundë për të zgjidhur çështjen.
Duke treguar për presionin e shkaktuar nga kompania, e moshuara Kay tha: “Ishte e frikshme, ata më thanë fillimisht se do të ishte nga £3,000 deri në £6,000, por kostot vijonin të rriteshin”.
‘”Hidrauliku qe nuk fliste mire anglisht, ishte gjithë kohës në telefon me dikë për ta pyetur çfarë duhet të bënte, dhe më pas u largua një orë për të gjetur një tub”.
Ndërsa 42 vjeçarja Sarah, tha: “Ata nuk e kishin anglishten gjuhë të parë dhe nuk e kishin idenë se çfarë duhet të bënin.”
“Ata vetëm i thonin të moshuarve se është ‘një punë e vështirë’ dhe se nëse nuk bëhet menjëherë ‘e gjithë shtëpia do të shembet’ dhe ata do të mbesnin pa gjë”.
“Ata gjetën dy pensionistë në nevojë dhe vepruan mizorisht pët t’u zhvatur paratë. Më pas përdorën kërcënime dhe taktika frike me agjenci përmbarimore , kush e di sa herë të tjera e kanë bërë më parë”.
“Prindërit e burrit tim janë tashmë në ankth dhe nuk duan që këto abuzime te mos u ndodhin njerëzve të tjerë. Informohuni dhe mos hezitoni të pyesni në raste të tilla”.
Kompania hidraulike nuk i është përgjigjur interesit të mediave për ngjarjen, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
Top Channel