Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, kreu i qeverisë zbulon se u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Bashkëngjitur, kryesocialisti ka postuar një foto, ku shfaqet i veshur me një tunikë, si shenjë falënderimi.
“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama.
View this post on Instagram
Top Channel