Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të martë në një rafineri në Stamboll të Turqisë.
Për pasojë 12 persona janë plagosur. Shpërthimi ishte i fortë dhe u ndje në një zonë të madhe përreth rafinerve shkruajnë mediat turke.
TÜPRAŞ’ta Patlama #SONDAKİKA #tüpraş #izmithttps://t.co/yqMfY06fFM pic.twitter.com/QWwe2QAFLR
— Gaziantep Olay (@GaziantepOlay) November 5, 2024
Në një deklaratë nga kompania Tupras theksohet se një zjarr ka rënë rreth orës 13:30 të mesditës me orën lokale, gjatë punimeve të mirëmbajtjes së kompresorit. “12 kolegë tanë janë lënduar lehtë, sipas raportimeve të para dhe janë dërguar në spital për ekzaminime. Zjarri është vënë nën kontroll. Pjesa tjetër e operacioneve tona në rafineri po vazhdojnë normalisht”, thuhet në deklaratë.
Kryetari i provincës së Kocaelit, ku ndodhet Nicomedia, Tahir Buyukakin, tha se shpërthimi ndodhi për shkak të një problemi që u ngrit gjatë një stërvitjeje të planifikuar gatishmërie.
Top Channel