“Projektbuxheti i 2025 nuk përfshin skemën finale të pensionit”, ministri Malaj: Jemi në proces! Rivlerësimi i pasurive do të bëhet…

05/11/2024 13:52

Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk përfshihet në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse ende nuk ka një formulë përfundimtare.

Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh në Komisionin e Ekonomisë, se pasi të jetë gati skema e re mund të ulen në diskutime për të shtuar financimin.

“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit. Për vitin 2025 kemi 3.7 mld lekë për bonusin e fundvitit, presim të ketë rritje të bonusit të fundvitit”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025 tha se rivlerësimi i pasurive do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencave.

“Pjesa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës që po vlerësohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptare, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024, pra është një proces që do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm derisa të përcaktojmë çmimet e referencës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA