Nga kunata e tij te motra e presidentit të vendit/ Shefi i krimeve financiare në qendër të skandalit seksual, mbi 300 video iu gjetën në kompjuter

04/11/2024 17:35

Baltasar Ebang Engonga, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Hetimit Financiar të Guinesë Ekuatoriale (ANIF), është aktualisht në qendër të një skandali të madh seksual pasi autoritetet zbuluan qindra video me kontent seksual.

Videot thuhet se përfshijnë takime me individë të profilit të lartë, si gruaja e vëllait të tij, kushërira e tij dhe motra e Presidentit të Guinesë Ekuatoriale.

Skandali u shfaq gjatë një hetimi mashtrimi, gjatë të cilit hetuesit gjetën mbi 300 video në kompjuterin e Ebang Engonga, që tregonin takime me shumë gra, duke përfshirë disa të martuara.

Pamjet, të zbuluara në zyrën e tij personale, thuhet se janë regjistruar nga vetë ai dhe që atëherë kanë dalë në internet, duke shkaktuar bujë në media.

Nënkryetari i Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Nguema, iu drejtua skandalit në një deklaratë publike të postuar në X (ish-Twitter), ku ai dënoi sjelljen e papërshtatshme brenda zyrave qeveritare.

Ai theksoi se marrëdhëniet seksuale janë rreptësisht të ndaluara në vendet e punës administrative dhe paralajmëroi për pasoja për shkeljet.

“Duke pasur parasysh abuzimin që është shfaqur në mediat sociale në Guinenë Ekuatoriale ditët e fundit dhe duke kujtuar se ministritë janë vetëm dhe ekskluzivisht për të kryer punë administrative në mbështetje të zhvillimit të vendit, marrëdhëniet seksuale në zyra janë të ndaluara. Tashmë janë vendosur mekanizmat e kontrollit dhe kushdo që e shkel këtë rregull sërish do t’i nënshtrohet procedimeve disiplinore për sjellje të pahijshme dhe do të shkarkohet nga puna”, tha Nguema.

I martuar me gjashtë fëmijë, Ebang Engonga ka mbajtur një pozicion të spikatur në agjenci, i cili ka ndikim të rëndësishëm mbi transparencën financiare të vendit dhe kuadrin rregullator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA