Trump tregon “pengun”: E them sinqerisht, ja pse nuk duhet të isha larguar nga Shtëpia e Bardhë në 2021

03/11/2024 21:44

Gjatë një mitingu sot në Pensilvani, Donald Trump tha se nuk duhet ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë kur humbi zgjedhjet përballë Joe Biden 4 vite më pare.

Kandidati republikan e bëri këtë koment ndërsa fliste për sukseset e administratës së tij.

“Kemi pasur kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë ditën që unë u largova. Nuk duhej të largohesha. E them sinqerisht, sepse… bëmë kaq mirë,” tha ai.

Trump dhe aleatët e tij kanë pretenduar vazhdimisht se ai e kaloi paqësisht pushtetin në janar 2021, duke treguar se ai u largua nga Washington DC në ditën e tij të fundit në detyrë, më 20 janar.

Por Trump nuk e pranoi kurrë zyrtarisht humbjen e tij. Ai i kërkoi mbështetësve të tij të “luftojnë si demonë” ndërsa Kongresi po certifikonte fitoren e Joe Biden më 6 janar 2021, një ngjarje që përfundoi me trazira vdekjeprurëse në Kapitol, të cilat rrezikuan ligjvënësit dhe nënkryetarin e tij.

Sipas një libri të vitit 2022 nga reporterja e New York Times, Maggie Haberman, pas humbjes ndaj Biden, Trump tha disa herë se duhej të qëndronte, duke i thënë një ndihmësit: “Ne nuk do të largohemi kurrë. Si mund të largohemi kur fituam një zgjedhje?”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA