Avionin e rrëzuan rusët? 38 viktima në aksidentin ajror, ekspertët: U prek nga copëzat e një rakete
26/12 14:50
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Uganda, pasi një rrufe goditi një kamp refugjatësh ku për pasojë humbën jetën 14 fëmijë dhe u plagosën 34 të tjerë.
Sipas mediave vendase, fëmijët po ndiqnin një shërbesë kishtare të shtunën mbrëmë kur u goditën nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në kampin e refugjatëve Palabek në veriperëndim të vendit. Zona ka pësuar kohët e fundit reshje të dendura shiu me rrufe.
Kampi pret më shumë se 80,000 refugjatë dhe azilkërkues, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. Shumë janë nga Sudani Jugor fqinj.
Katër vjet më parë, rrufeja vrau 10 fëmijë në qytetin Arua, gjithashtu në veriperëndim të Ugandës. Fëmijët u goditën teksa po pushonin nga një lojë futbolli.
Top Channel