Eksodi i madh “mbrapsht”: Izraelitët aplikojnë masivisht për pasaporta gjermane!

02/11/2024 09:17

Trauma që la në ndërgjegjen kolektive izraelite sulmi i Hamasit 7 tetorin e vitit 2023 në tokën e shtetit hebre, është më e thellë nga sa mund të duket në pamje të parë.

Dëshmi e kësaj është bërë së fundi dhe një rritje e ndjeshme e numrit të izraelitëve që kanë bërë kërkesë për të marrë shtetësinë gjermane. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjermane, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti nga Izraeli kanë mbërritur gati 18.500 kërkesa të tilla, në një kohë kur vitin e kaluar këto kërkesa shkonin në rreth 9.200, ndërsa në 2022-shin, ishin vetëm 5.700, thote DW.

Statistikat në fjalë nuk përfshijnë qytetarë izraelitë që jetojnë në vende të tjetra. Që nga gushti i vitit 2021 të persekutuarit prej regjimit nazist dhe pasardhësit e tyre kanë të drejtë që të bëhen shtetas gjermanë. Pasardhësit e viktimave të regjimit nazist, që u detyruan të largohen nga Gjermania për t’i shpëtuar përndjekjes së nazistëve, mund ta marrin nënshtetësinë gjermane si një lloj dëmshpërblimi pa pasur nevojë të plotësojnë kushte të tjera.

Dekretet përkatëse të Ministrisë së Brendshme për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim, kanë marrë kësisoj një bazë ligjore dhe procesi i marrjes së nënshtetësisë është lehtësuar. Pas Izraelit shumica e kërkesave për marrjen e nënshtetësisë si dëmshpëblim vijnë nga SHBA-ja, por numri i tyre është mjaft i ulët krahasuar me kërkesat që vijnë nga shteti hebre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA