Masakra në universitetin Brown në SHBA, identifikohen viktimat, autori ende në arrati Aktivistja Greta Thunberg ka quajtur republikanin Donald Trump “më të rrezikshëm se Kamala Harris”.
Ajo gjithashtu kritikoi administratën Biden-Harris, për shkak të luftës në Rripin e Gazës.
Aktivistja e klimës nga Suedia tha se ishte “ndoshta e pamundur të mbivlerësohen pasojat që këto zgjedhje specifike do të kenë për botën. Nuk ka dyshim se njëri prej kandidatëve, Trump, është shumë më i rrezikshëm se tjetra”.
Më tej ajo shtoi “Por pa marrë parasysh nëse Trump apo Harris fitojnë, SHBA-të një vend i ndërtuar mbi toka të vjedhura dhe gjenocid mbi njerëzit indigjenë, do të jetë ende një fuqi botërore imperialiste, hiper-kapitaliste, e cila në fund do të vazhdojë ta çojë botën më tej në një botë të pabarabartë raciste. me një klimë gjithnjë e më të përshkallëzuar – dhe emergjencë mjedisore”, tha ajo.
Mesazhi i 21-vjeçares për Amerikën ishte se “nuk mund të kënaqesh vetëm me opsionin më pak të keq” dhe vuri në dukje krizën e vazhdueshme në Gaza. “Të mos harrojmë se gjenocidi në Palestinë po ndodh nën administratën e Biden dhe Harris”, shtoi ajo.
Top Channel