Vrasja e politikanes së njohur në Brazil, jepet dënimi për dy policët që kryen atentatin

01/11/2024 17:43

Dy ish-oficerë policie janë burgosur në Brazil për vrasjen e Marielle Franco , një politikane e shquar e majtë e vrarë në një atentat në vitin 2018.

Anderson Gomes, shoferi i Francos, gjithashtu u vra në sulm, por zyrtarja e saj e shtypit Fernanda Chaves, e cila ishte në makinë, mbijetoi.

Ronnie Lessa pranoi krimin dhe u dënua me 78 vjet e nëntë muaj, ndërsa Élcio de Queiroz mori 59 vjet e tetë muaj si shoferi i makinës nga i cili erdhi atentati.

Franco, një grua e zezë homoseksuale, ishte një dritë në rritje në partinë socialiste të Brazilit, me vdekjen e saj në moshën 38-vjeçare që shkaktoi protesta mbarëkombëtare.

Duke folur në gjykatë nga burgu me video-lidhje, Lessa tha se ai ishte i verbuar nga perspektiva e një shpërblimi miliona dollarësh për vrasjen e Francos.

Në mars të vitit 2024, Ministri i Drejtësisë i Brazilit Ricardo Lewandowski tha se vrasja ishte e motivuar politikisht.

Pas dënimit, babai i Francos, Antônio da Silva Neto tha se familja e tij do të vazhdojë luftën e tyre për drejtësi.

“Nuk mbaron këtu sepse kishte organizatorë. Pyetja që po bëjmë tani është: kur do të dënohen organizatorët?”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA