Takimi i Ramës me diasporën në Selanik/ Vijojnë përgatitjet e sallës, masa të rrepta sigurie
01/11/2024 17:40
Vazhdojnë përgatitjet për takimin e kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare në Selanik.
Ekipet e teknikëve por i japin dorën e fundit sallës dhe po testohen pajisjet teknike audiovizuale.
Për sigurinë e eventit në Selanik kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta policore.
Mësohet se grupimet ekstremiste të djathta greke kanë deklaruar se do të protestojë jashtë sallës ku do të mbahet takimi i kryeministrit me diasporën shqiptare në një hotel në Selanik.
Top Channel