Masakra në universitetin Brown në SHBA, identifikohen viktimat, autori ende në arrati
Pas deklaratave përçmuese për portorikanët nga një komedian në tubimin elektoral të Donald Trumpit në Nju Jork, këngëtarja Jennifer Lopez, e cila ka dhe vetë një origjinë të tillë, u rreshtua në krah të Kamala Harrasit.
“Unë me krenari do ta jap votën time për Harris”, deklaroi në një event të fushatës demokratë artistja e famshme, prindërit e së cilës janë nga Porto Riko. Lopez nuk la pa e përmendur në fjalën e saj përshkrimin që komediani Tony Hinchcliffe i bëri territorin amerikan të Porto Rikos si një ishull plehrash që noton në oqean.
“Trumpi ka punuar vazhdimisht për të na përçarë. Nuk ishin vetëm portorikanët që u ofenduan atë ditë. Ato fjalë ishin fyese për cdo latino-amerikën, e për njeri kushdo me karakter të mire”, tha artistja.
“Ky është edhe vendi ynë dhe ne duhet të ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar më 5 nëntor,” tha Lopez, që iu drejtua më së shumti komunitetit latin në SHBA. Deklarata e komedianit shkaktoi zemërim të madh në Porto Riko. Ishulli i Karaibeve është territor i SHBA-së, por jo një shtet federal.
Banorët e tij janë shtetas amerikanë, por nuk mund të votojnë, megjithatë në Shtetet e Bashkuara jetojnë sakaq disa milionë portorikanë të cilët mund ta hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Top Channel