Ish-ministri merret në pyetje në SPAK për “21 Janarin”, Saimir Tahiri: Kam qenë protestues!
01/11/2024 10:51
Ish-ministri Saimir Tahiri u mor në pyetje ditën e sotme nga prokurorët e SPAK.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ai do të jetë në SPAK në orën 09:30, ndërsa do të pyetet në lidhje me dosjen për “21 Janarin”.
“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, deklaroi ai pasi doli nga SPAK.
Top Channel