Saimir Tahiri, ish drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën gjatë 2011, kur edhe u organizua protesta e 21 janarit, u paraqit në SPAK mbas fletëthirrjes që i kishte dërguar prokurori Alfred Shehu.

Si një ish deputet, Tahiri u pyet përmbi një orë në cilësinë e deklaruesit, të njëjtin status që e mbajnë të gjithë ata që po pyeten nga SPAK mbas kallzimit të Rajmonda Nikës, e cila kërkoi angazhimin e prokurorëve të posacëm për të zbardhur vrasjen e bashkëshortit të saj, Aleks Nika.

“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet”, deklaroi ai pasi doli nga SPAK.

Ky veprim vjen pak kohë pasi SPAK administroi një sërë fashikujt edhe për hetime të tjera sikurse organizimi i protestës hetuar e pushuar në prokurorinë e kryeqytetit.

Ditët e fundit nga SPAK janë pyetur edhe ish drejtori i përgjithshëm I policisë Hysni Burgaj dhe zëvendësi i tij Agron Kulicaj. Si edhe deputeti socialist Xhemal Qefalia, edhe ai i gjendur në listën e protestuesve dhe organizatorëve të protestës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA