Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve i bënte sot apel qeverisë sllovake të përfundojë me shpejtësi hetimet mbi sulmin barbar nga individë të panjohur që la të plagosur gazetaren investigative Kristína Kövešová, teksa punonte në terren për rrjetin privat TV Markíza.
Teksa Kövešová po regjistronte në Trnava, në perëndim të Slovakisë një grup personash iu afrua dhe e sulmuan pa paralajmërim, çka e la Kövešová të plagosur rëndë në spital me thyerje të shumta.
“Mirëpresim hetimin e autoriteteve slovake pas sulmit fizik ndaj gazetares Kristína Kövešová. Tashmë autoritetet duhet të sigurohen që autorët e dhunës të japin llogari, për të dhënë mesazhin se veprime të tilla nuk tolerohen”, tha përfaqësuesi i grupit CPJ të gazetarëve, Attila Mong. “Sulmi ose intimidimi i gazetarëve është i papranueshëm.”
Kövešová po punonte në një investigim të dhunës së bandave që ka shënjestruar së fundmi gratë dhe të moshuarit. Në një video pas sulmit nga video ajo zotohej të vijonte raportimin e ngjarjeve, ndërsa punëdhënësit e saj u zotuan të përfundonin investigimin ku ajo po punonte.
Ministria e brendshme e Slovakisë ka thënë në një email se kanë akuzuar për sulmin një 25-vjeçar, por pa dhënë asnjë detaj tjetër.
Grupi i gazetarëve kanë raportuar se janë përballur me abuzime të përsëritura e të orkestruara në Sllovaki, me ofendime në publik nga politikanë, të cilat shumëfishohen nga mbështetësit e tyre në rrjetet sociale.
Gazetarët kanë shprehur shqetësime se kjo kulturë abuzimi mund të çojë në tragjedi si ajo e vrasjes së gazetarit investigativ sllovak Ján Kuciak në 2018.
Top Channel