“Fushata e sulmeve” në SHBA, Harris nuk afron dot votuesit meshkuj, Trump bën komente që largojnë gratë

01/11/2024 12:50

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë intensifikuar si fushatat, ashtu edhe sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Ajo që ka rënë në sy më shumë është se Harris ka hasur vështirësi që të shtojë mbështetjen mes votuesve meshkuj ndërsa komentet e republikanit Trump për gratë kanë shtuar hendekun e mbështetjes për të. Harris e shfrytëzoi menjëherë komentin e republikanit se do t’i mbrojë gratë, pavarësisht nëse do t’u “pëlqejë atyre apo jo”.

“Unë mendoj se është fyese për të gjithë, meqë ra fjala. Trumpi nuk i kupton të drejtat e grave për të marrë vendime për jetën, përfshirë edhe trupin e tyre. Ndërsa ne kemi besim te gratë”, tha Harris.

Republikani nuk ka arritur ta shtojë mbështetjen mes votueseve femra. Ai ka folur vetëm në përgjithësi për mbrojtjen e grave nga kriminelët, terroristët dhe elementët e huaj, çka përputhet me tablonë e zymtë të një vendi në rënie, siç e cilëson ai Amerikën.

Ndërkohë, të dhënat e firmës analitike “TargetSmart”, tregojnë se rreth 1.2 milionë gra më shumë se burra kanë marrë pjesë në votimet e hershme në shtatë shtete që cilësohen si fushëbetejë. Trumpi po e vazhdon sakaq fushatën në Neë Mexico dhe Virxhinia të shtunën, ku mendohet se ka gjasa të fitojë, edhe pse hera e fundit që këto shtete votuan për një kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë është në vitin 2004, për Presidentin George W. Bush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA