Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Një shofer taksie është shpallur sot fajtor në Letoni për shpërndarje informacionesh delikate te inteligjenca dhe shërbimet sekrete ruse, njoftonte media shtetërore vendore LETA.
Në padinë e ngritur thuhej se burri i arrestuar në gush të vitit 2023, kishte vepruar prej bindjeve të tij ideologjike, duke ndjekur udhëzimet e aktivistëve pro-rusë në kanalet e rrjetit Telegram që prej tetorit 2022.
Me këtë program ai raportohet se kishte mbledhur informacion mbi sistemet e mbrojtjes dhe trupat e ushtrisë së Letonisë, si dhe për masat e vendit në mbështetje të Ukrainës.
I dënuari i kishte dërguar bashkëpunëtorëve të tyre në rrjet foto e video të aktiviteteve ushtarake në Letoni, sipas gjykatësit “me dijeni të plotë se këto do i kalonin shërbimeve sekrete ruse.
I dënuari i paemëruar mohon akuzat e spiunazhit edhe pse në mesazhet e tij në Telegram fliste për ‘mundësinë e vendosjes së eksplozivëve në disa vendndodhje strategjike.’
Burri i u akuzua gjithashtu për nxitje të urrejtjes etnike në internet me postimet e tij në rrjetet sociale, shkruan rrjeti gjerman DPA.
Top Channel