Shkarkohet ministrja e jashtme e Argjentinës pas votës pro-Kubës në OKB (fotot)

31/10/2024 18:02

Diana Mondino kishte votuar në favor të ndalimit të embargos së SHBA ndaj kombit-ishull.

Por kjo i ka kushtuar shkarkimin nga presidenti Javier Milei kur Mondino mbështeti heqjen e embargos ndaj Kubës në Asemblenë e përgjithshme të OKB.

Deklarata e zyrës së Milei nuk bënte lidhje direkte mes shkarkimit të Mondino dhe votës në OKB, por u bë pak pas një përshkrimi të detajuar të qëndrimit të administratës në lidhje me Kubën.

“Argjentina kundërshton diktaturën në Kubë dhe mbetet e vendosur për një politikë të jashtme që dënon regjime të tilla”, shkruante zyra e Milei, duke shtuar se do të kryejnë një auditim të gjerë të ministrisë së jashtme për të përjashtuar “promovues të axhendave armiqësore ndaj lirisë”.

Mondino ka qenë nga aleatët e parë të Milei që prej fushatës presidenciale. Ajo do të zëvendësohet tashmë nga Gerardo Werthein, ish-ambasador i vendit në SHBA.

Që prej ardhjes në pushtet në fillim të vitit Milei ka pershtatur të gjitha politikat e vendit më ato të SHBA dhe e ka distancuar vendin nga Kuba, Nikaragua e Venezuela, duke quajtur liderët e tyre “diktatorë të përçmuar”, në një kthesë të fortë nga pararendësi Alberto Fernandez.

Argjentina, ekonomia e tretë më e madhe e Amerikës Latine është në mesin e një krize të ashpër ekonomike e financiare, teksa 55% e popullsisë llogaritet se jetojnë në varfëri, që prej reformave të ashpra ekonomike të Milei me shkurtime financiare dhe liberalizim të ekonomisë, shkruan rrjeti AP.

FOTO GALERI
1/2
Mondino mbështeti heqjen e embargos ndaj Kubës në Asemblenë e përgjithshme të OKB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA