“Nuk jam dirigjent i mirë”/ Ambasadori Gonzato për opozitën: Dhuna nuk është zgjidhja, duhet të gjeni rrugë e duhur

31/10/2024 12:02

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ku në fokus të saj është Raporti i Progresit 2024 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian.

I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë KE dirigjenti për të bërë bashkë të dy palët politike për ‘t’i tërhequr në valle’, ambasadori Gonzato tha se nuk është dirigjent i mirë por opozita duhet të gjejë rrugën e duhur, jo të bllokimit të Kuvendit.

E dua shumë muzikën por nuk jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor dhe dëgjoj muzikën. Në mënyrë konstante kam theksuar, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, për të ndryshuar mënyrën si funksionon e gjithë shoqëria. Suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve, të gjithë duhet të ndihen autor, do të vazhdoj këtë mesazh.

Ka mënyra për të shprehur mospajtimin. Anëtarët e PE patën një dialog me homologët shqiptar. Nuk mendoj se ndërprerja e Kuvendit është një mënyrë, ka mënyra të tjera. Shpresoj se do të gjendet një rrugë për të ri angazhuar opozitën. Siç e thashë, kjo kërkon gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët”-deklaroi Gonzato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA