Një shqiptar që fshehu një pistoletë dhe 13 kilogramë kokainë në gardërobën e tij, së bashku me pajisjet e shitjes së drogës është dënuar në Angli.
Mediat vendase shtetasi shqiptar Irakli Rustemi, 33 vjeç, nga Hertfordshire, u hetua nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar – një njësi e specializuar e përbërë nga oficerë të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Në tetor të vitit të kaluar, policia ndaloi një Citroen DS3 të bardhë në Buntingford, i cili drejtohej nga Rustemi, pasi mori informacione se ata që ishin brenda kishin një armë zjarri.
Kontrollet vërtetuan se Rustemi ishte një i arratisur nga Forca e Emigracionit pa leje për të qëndruar në Britani. Oficerët kontrolluan automjetin dhe më pas banesën e tij, ku gjetën një pistoletë dhe gjashtë fishekë në një karikator, i cili ishte mbështjellë me një peshqir dhe vendosur në një gardërobë, së bashku me kokainë me një vlerë prej 700,000 £.
Kokaina ndahej më së shumti në blloqe një kilogrami, por gjendej edhe në thasë në sasi më të vogël. Së bashku u zbuluan një sërë pajisjesh të lidhura me tregtimin e drogës. Kjo përfshinte vulat e nxehtësisë, mbështjellësin plastik, çanta dhe një thikë. Oficerët gjetën gjithashtu një grup targash magnetike të automjeteve.
Rustemi u arrestua dhe u akuzua për veprën penale të posedimit të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve narkotike. Ai u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së St Albans në janar të këtij viti dhe u dënua me 11 vjet burgim në të njëjtën gjykatë dje më 30 tetor.
Dënimi i tij do të thotë se grupi i krimit të organizuar të cilit i përkiste tani është çmontuar.
Top Channel