Tubimi i opozitës në Lezhë, procedohen 14 protestues dhe zv.kryetari i PD, Luçiano Boçi

30/10/2024 13:54

Pas protestës të opozitës, Policia e Shtetit ka nisur procedimet në pikat ku u zhvillua akti i mosbindjes civile.

Policia vendore e Lezhës mësohet se ka proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas mes të cilëve edhe drejtuesin politik të qarkut Shkodër dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i PD Luçiano Boçi.

Pjesa tjetër janë protestues të thjeshtë. 14 shtetasit e proceduar bashkë me Boçin dyshohen për veprat penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “mosbindje ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “ndotja e ajrit”. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe 5 automjete të cilat dyshohet se kanë shkelur ligjin. Këta të proceduar janë për protestën që zhvilluan tek rrethrrotullimi i Milotit.

Aty u bashkuan protestues dhe struktura të PD nga Shkodra, Lezha dhe Kukësi duke bllokuar për tre orë me radhë rrugën kryesore Shkodër-Tiranë në dy anët e saj. Në kahun tjetër të rrugës në Milot protestuan Tropoja, Laçi dhe disa degë të tjera të PD të zonës së veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA