Të rinjtë bëjnë më shumë aksidente, 94.4% ndodhin për faj të shoferëve, eksperti: Janë të paduruar, e marrin patentën për mburrje

30/10/2024 15:29

Një 63 vjeçare humbi jetën një ditë më parë pasi u godit nga një i ri 24 vjeç, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur të rinjtë janë shakatar të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës. Sipas INSTAT, me trokitjen e vjeshtës, 94.4% e aksidenteve kanë ardhur si pasoje e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku mbizotërojnë të rinjtë të grupmoshave nga 25-34 vjeç.”

“Ka te bëjë shumë me vetëbesimin e tepruar. Nuk kanë pjekurinë e duhur. Kur bëjnë 18 vjeç duan lejen e drejtimit. Aty është e keqja. Ka hyri si koncept që duhet ta kem lejen e drejtimit. Një studenti nuk i duhet leja e drejtimit. E duan për mburrje, dhe kjo mburrje ndonjëherë çon në katastrofë. Çdo gjë kërkon pjekurinë e vet”, tha Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore.

Ajo çka vihet re është fakti që nga 142 aksidente rrugore të regjistruara gjatë muajit shtator, pjesa më e madhe kanë ndodhur ditën e hënë.

 “E shquar dita e hënë sepse nis nga ora 12:30 e natës e në vazhdim. Vijnë nga ambiente festive ku mund të kenë përdorur pije alkoolike dhe drejtojnë automjetin të dehur dhe shkaktojnë aksidente”, tha Hoxha.

Po ashtu, të dhënat e Instat tregojnë që në tremujorin e tretë të 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore është në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,9 % të mjeteve rrugore gjithsej në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore. Eksperti është i mendimit se sa më shumë mjete të ketë në qarkullim, aq më shumë rritet dhe probabiliteti  i aksidenteve.

“Është rritur sasia e automjeteve. Kjo kërkon studim me zona, aty ku ka shumë aksidente duhet kufizuar qarkullimi i mjeteve. Makina duhet përdorur kur është e nevojshme, jo për të blerë bukë”, sipas ekspertit.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i  Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA