Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur sërish në Gjykatën e Posaçme, pasi iu refuzua kërkesa e ekspertimit të pjesshëm mbi faturën e dëmit ekonomik, e cila i ka kushtuar ish-funksionarit akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-ministri i mbrojtjes, nën akuzë për shpërdorim detyre, siç raporton gazetarja Anila Hoxha, ka thënë në gjykatë se: “Do hedh dritë mbi çdo përgjigje dhe sens alogjik të ekspertëve”.
Në raporte e korrespondenca konfidenciale Meico dhe SHISH kanë vërtetuar besueshmërinë e kompaninë SAC. Mbi 80% e dokumenteve të nevojshme nuk janë studiuar nga ekspertët.
Duke folur për akt ekspertizën e tyre, ish-ministri hodhi pikëpyetje mbi konkluzionet e tyre.
“Ekspertët bëjnë vlerësime juridike, që janë jashtë tagrit të tyre. DASH nuk vlerëson një kërkesë, por të gjithë dokumentacionin. Ka shumë detaje para se të lejohet përcjellja e teknologjisë ushtarake në Shqipëri.
Ekspertët i bëjnë bisht pyetjes edhe nëse janë njohur ose jo me licensat e SAC. Ekspertët nuk kamë asnjë njohuri se çfarë licensash nevojiten në SHBA dhe Shqipëri për këtë proces. Unë duke kërkuar në dokumentacion arrita të gjej disa licensa të SAC, licensa për të cilat është marrë në vijimësi leje nga SHBA.
Departamenti i Mbrojtjes, por edhe i Transportit në SHBA kanë dhënë leje për procesin. Nëse SAC do ishte kompani mashtruese, atëherë përse akuza nuk ka ngritur asnjë çështje ndaj kësaj kompanie. Pretendohet se nuk kanë paguar detyrimet financiare.
Unë kam mundur të gjej të gjitha licensat e SAC. MM nga 90 deri sot, i ka shitur municionet në ofertuesin e parë. Municionet nuk mund të shiten në ankand. Ekspertët kanë bërë përgjigje copy paste të akt eskspertimit të bërë prej tyre në vitin 2008. Kam kontrata të Meico me Policanin, ku Meico e ia ka dhënë municionin falas dhe transportuar falas.
Në Poliçan fishekët janë djegur fishekët. Janë shpenzuar 8 mln dollarë nga partnerët. Demontimi në Polican do të zgjaste deri në 2030, ndërsa kërkohej që procesi të mbaronte në 2010.
Absurditet vlerësimi i ekspertëve që fitimi në rast demontimi është më i madh se ai nga shitja”, tha Mediu.
Top Channel