Protesta e opozitës në rrethrrotullimin e Levanit, 15 protestues në hetim, mes tyre Luan Baçi! Deputeti: Mos na provokoni

30/10/2024 11:24

Një ditë pas protestës së opozitës në Rrethrrotullimin e Levanit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar shoqërimet e protestuesve në polici.

Ndryshe nga herët e mëparshme kur procedimet kanë filluar menjëherë pas protestës, këtë herë shoqërimet filluan një ditë më pas.

Numri i tyre ka arritur në 15 ku kanë dhënë deklaratën e tyre në polici, me akuzën për bllokim rruge, ndërsa shoqërimet vazhdojnë.

Të shoqëruarit janë kryesisht nga Fieri dhe Roskoveci ndërsa mes tyre është dhe emri i deputetit Luan Baci i cili ka reaguar dhe me një status në rrjetet sociale, ku i bën thirrje drejtuesit vendor të policisë, drejtuesit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ministrit Hoxha, të mos ushtrojnë presion mbi demokratët pasi protesta jo vetëm që ishte e ligjshme por edhe paqësore.

Pas daljes nga komisariati i Policisë Fier, protestuesit e ndaluar kanë pohuar për mediat se shoqërimi ishte i paligjshëm , pasi protesta ishte paqësore, ndërsa kane theksuar se pavarësisht presionit nuk do të ndalen së protestuari edhe në tubimet e ardhshme.

Reagimi i Luan Baçit

Drejtoria e Policisë Fier, ka “publikuar” (në fakt e siguruam konfidencjalisht) listën e anëtarëve dhe drejtues të strukturave të Partisë Demokratike, protestues te rrethrrotullimi i Levanit dhe kanë filluar shoqërimet dhe presionet ndaj tyre!

Gentian Koçi
Robert Marku
Sali Isufaj
Artur Alibeaj
Mikel Hoxhaj
Emiljano Paja
Arben Driza
Eduart Spaho
Mikel Berisha
Pandi Tole
Durim Refiti
Kastriot Plaka
Alush Pasha
Hebet Selimi
Dritan Dogani
Enver Plaka
Ylli Plaka
Luan Baçi

I bëj thirrje policisë së pushtetit të Ramës, drejtuesit vendor të policisë në Fier, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit Hoxha, mos luani me zjarrin, mos na provokoni, protesta në Levan ishte e ligjshme dhe nuk ka ndodhur asnjë incident. Shumë qytetarë që qarkullonin në rrugë u bashkuan me protestën dhe shpërndarja u bë qetësisht! Në qoftë se ndaloni demokratët dhe bëni presion mbi ta atëherë protesta do të zhvendoset te drejtoria e policisë, ose ne, ose ju!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA