Deputeti i PS Bujar Çela paraqitet në SPAK.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Bujar Çela nuk është pyetur asnjëherë për ngjarjen e Lushnjës dhe kjo është hera e parë për deputetin ku do të pyetet .

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj deputetit socialist Bujar Çela për të cilin prokuroria e Fierit e referoi për tre vepra penale, e shkatërrimit të pronës nga pakujdesia, ndërtim të paligjshëm dhe shkelje të rregullave në punë me pasojë vdekjen e Roland Hoxhës dhe Elidion Hoxhës në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi më 1 mars të këtij viti në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve babë e bir dhe solli plagosjen e 7 të tjerëve, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela, i cili iu nënshtrua edhe një operacioni.

Viktimat ishin vinçin që ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin fatal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA