Incident jashtë qendrës së votimit në Florida! Kërcënoi me hanxhar të moshuarën, arrestohet 18-vjeçari

30/10/2024 20:09

Një incident është regjistruar jashtë një qendre votimi në Florida të SHBA-së.

Një 18-vjeçar u arrestua në qytetin Neptune Beach, pasi kërcënoi me hanxhar një të moshuar, pas një debati.

Incidenti ndodhi më pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit dhe ndërkohë që miliona amerikanë kanë votuar tashmë, personalisht ose me postë. 18-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për shfaqje të pahijshme të një arme mbi një person të moshuar, sipas Zyrës së Sherifit të Jacksonville.

Drejtori i policisë së qytetit tha se “I riu ishte jashtë qendrës së votimit me gjashtë të mitur të tjerë për të protestuar dhe për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj partisë kundërshtare. Ata ishin aty për të shkaktuar telashe”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA