“I thoja ik në shkollë se vajti ora, ai s’donte”/ Zbardhet dëshmia e babait që plagosi djalin me thikë: Nuk më dëgjonte

30/10/2024 11:43

Është zbardhur dëshmia e babait që plagosi djalin e tij 15-vjeçar në Maliq.

Shpëtim Çuka ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.

I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”-ka deklaruar ai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.

15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA