I riu mbytet në lumë pasi kapi me grep peshkun gjigant në Brazil (fotot)

30/10/2024 21:35

Një ditë peshkimi mes miqsh përfundoi në tragjedi kur një prej peshkatarëve u mbyt në ujë pak pasi kapi me grep një peshk gjigant në Brazil.

23 vjeçari Allax Melo, ishte me shokët e tij në një lundrim peshkimi në lumin Araguia në krahinën Santa Terezinha në veri të vendit, kur tragjikisht ra nga barka dhe nuk arriti të dilte.

Dy miqtë e tij thanë në polici se Melo ishte duke tërhequr fillin me peshkun gjigant që i kishte ngecur në grep, kur humbi ekuilibrin.

Ata shtonin se kishin tentuar ta shpëtonin për rryma e kishte marrë me vete, shkruan rrjeti Daily Mail.

Shërbimet e emergjencës gjithashtu nisën kërkimet për të riun tragjik, por i ndaluan ato mbrëmjen e djeshme.

Trupi i Melo u gjet mëngjesin e të martës, kur u dërguar në zyrat e mjekësisë ligjore për autopsinë.

Policia e Mato Grosso tha se vijon hetimet mbi incidentin.

Peshku mustak gjendet në ujërat e ëmbla të lumenjve Amazon, Essequibo e Orinico që kalojnë përmes Brazilit, Bolivisë, Kolumbisë, Ekuadorit, Perusë, Suriname e Venezuelës.

Ata mund të rriten deri në 1.5 metra dhe të peshojnë deri në 80 kg, ndërsa njihen nga zgjatime në anë të gojës që japin përshtypjen e mustaqeve./Daily Mail//

FOTO GALERI
1/3
23 vjeçari Allax Melo, ishte me shokët e tij në një lundrim peshkimi në lumin Araguia në krahinën Santa Terezinha në veri të vendit, kur tragjikisht ra nga barka

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA