I mori para të moshuarit duke e kërcënuar, procedohet e reja në Tiranë, në kërkim edhe një 34-vjeçar

30/10/2024 15:52

Policia e Tiranës ka proceduar një 32-vjeçare dhe ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar, pasi i kanë marrë një shumë parsh një person, duke e kërcënuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 32 vjeçe, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 34 vjeç, pasi me anë të kanosjes, i kanë marrë një shumë parash, një 61-vjeçari.Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale”, njoftoi policia.

Po ashtu:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer dy vjedhje në dy dyqane në Tiranë. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se i ka vjedhur një qese me ushqime shtetasit E. S. dhe më pas është konfliktuar fizikisht me të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

– S. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore në rrugë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në prokurori dhe nisi në gjendje të lirë për shtetasen V. K., 40 vjeçe, pasi për shkak të një borxhi të pashlyer, i ka dëmtuar xhamat e garazhit, një shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA