Gjykata ruse gjobit Google ’20 decilion dollarë’ për mbylljen e llogarive të sanksionuara (fotot)

30/10/2024 16:25

Një gjykatë në Rusi ka përcaktuar sot gjobën ndaj gjigantit teknologjik Google me një shumë astronomike ose qesharake sipas këndvështrimit, teksa totali i procedurës thuhet mund të rritet akoma.

Çështja gjyqësore katër vjeçare kundër kompanisë teknologjike raportohet se ka kulminuar me një gjobë prej 20 decilionë dollarë, qe në shifra do të përkthehej  $20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000, shkruajnë mediat.

Çeshtja kishte nisur kur Google sanksionoi kanalin ultra-nacionalist rus Tsargrad nga rrjeti YouTube në 2020, në kuadër të sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të tij nga autoritetet e SHBA, ndërsa pas nisjes së konfliktit në Ukrainë në 2022 të tjera kanale u shtuan në listën e bllokimeve, shkruan rrjeti britanik Metro.

Drejtuesit e kanalit Tsargrad ishin vendosur nën sanksionet e SHBA që prej 2014 kur ndryshoi pushteti në Ukrainë, ndërsa në 2021 një gjykatë ruse urdhëroi Google të rikthente aksesin e mediave te të zotët, duke raportuar se gjoba do të rritej progresivisht nëse kjo nuk ndodhte.

Për jo vetëm kaq, të tjera kanale ruse në YouTube si Sputnik, NTV, Russia 24, dhe stacionet shtetërore të lajmeve u bllokuan në 2022 pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës.

Pak më vonë, në qershor 2022, dega ruse e Google shpalli falimentimin dhe raportohet se pagoi 1 miliardë rubla ndaj rrjetit Tsargrad.

Zvezda, rrjeti televiziv i ministrisë së mbrojtjes ruse ishte një nga 17 rrjetet e sanksionuara nga Google e cila e bllokoi nga rrjeti YouTube.

Tashmë gjykata ruse ka vendosur në favor të tyre duke caktuar shumën astronomike të gjobës.

Avokati Ivan Morozov tha për rrjetin vendas TASS: ‘Google ishte thirrur nga gjykata administrative për të dhënë llogari sipas ligjit 13.41. për heqjen e kanaleve nga platforma YouTube. Prandaj gjykata kishte vendosur gjobën 100,000 rubla ($1,025) në ditë për moszbatimin e urdhrit, teksa gjoba totale dyfishohej çdo javë”

Tashmë sipas llogaritjeve të zyrtarëve rusë Google ka akumuluar  një shumë ‘me shumë, shumë zero’.

Ekonomistët thonë se gjoba tashmë “ka kaluar shumën totale të GDP-së të gjithë botës”, i cili llogaritet nga Banka Botërore në rreth $100 trilionë (100 000 000 000 000), shkruan rrjeti The Register.

Megjithatë nuk duket se Google do ta paguajë gjobën e paimagjinueshme, dhe as do të tentojë ta bëjë.

Kësaj jave kompania postoi në rrjet fitime prej $88 miliardë në tre muaj, që janë shumë larg gjobës së kerkuar.

Kompania e afërt me Google, Alphabet, tha ne një njoftim mjaft të relaksuar mbi çështjen: “Ne kemi çështje ligjore në vijim në Rusi, siç janë penalitete civile që na kanë vendosur për mbylljen e disa llogarive të palëve të sanksionuara, por nuk besojmë se cështjet ligjore do të kenë pasoja materiale për ne”, tha kompania sipas rrjetit Metro.co.uk

FOTO GALERI
1/3
Të tjera kanale ruse në YouTube si Sputnik, NTV, Russia 24, dhe stacionet shtetërore të lajmeve u bllokuan në 2022 pasi Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA