Përmbytjet katastrofike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në rajonin lindor të Valencias të Spanjës kanë lënë të vdekur të paktën 62 persona, thanë shërbimet e shpëtimit kete të mërkurë.
Shiu i dendur dhe erëra të forta kanë goditur Spanjën jugore dhe lindore që nga fillimi i javës, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe në rajonin jugor të Andaluzisë.
Trupat janë ende duke u gjetur dhe identifikuar, shkruan shërbimet rajonale të urgjencës në X.
Disa pjesë të rajonit të Valencias janë pa energji me linjat telefonike gjithashtu të ndërprera, dhe disa vende u ndërprenë nga rrugët e përmbytura, u tha gazetarëve shefi rajonal Carlos Mazon.
Pamjet treguan rrëke uji që vërshonin nëpër rrugë të martën duke larë makinat, ndërsa transporti hekurudhor dhe ajror u ndërpre rëndë.
Parlamenti spanjoll mbajti një minutë heshtje të mërkurën në nderim të viktimave përpara një sesioni zakonisht të ashpër me pyetje për qeverinë.
Pamjet e ngarkuara në mediat sociale tregojnë përmbytjet që shkaktojnë kaos, rrëzojnë ura dhe zvarritin makinat nëpër rrugë. Një video tjetër u shfaq për të treguar njerëzit duke u kapur pas pemëve për të shmangur rrembimin nga uji. Shërbimi Spanjoll i Motit raportoi se Chiva, në rajonin e Valencias, regjistroi 491 mm shi në vetëm tetë orë të martën – ekuivalente me shiun e një viti.
Punonjësit e shërbimeve të urgjencës po përdorin dronë për të kërkuar të zhdukurit. Mediat lokale raportuan se dhjetëra njerëz në Valencia e kaluan natën të bllokuar në kamionë ose makina, si dhe në çati dhe ura, duke pritur për t’u shpëtuar.
Top Channel